Partia Demokratike ka zbuluar sot sologanin e protestës së 11 shkurtit. Protesta në fjalë u thirr pasi politika u përfshi nga debati në lidhje me çështjen ‘McGonigal’.
“Shqipërisë i dalim zot, pluralizimit, votës së lirë, demokracisë”, thuhet në sloganin që është zbuluar nga deputetja e PD-së, Ina Zhupa.
“Në dritën e fakteve të forta: Duke parë se Edi Rama është gati të rekrutojë agjentë të lartë të partnerit strategjik, SHBA, për të zhdukur opozitën e vendit, pluralizmin; duke qenë se ai përben një turp dhe rrezik për stabilitetin e vendit; duke qenë se ai po e shpopullon Shqipërinë; duke qenë se ai rri në pushtet me zgjedhje të vjedhura, me para të krimit dhe patronazhistë; duke qenë se ai sipas KLSH ka vjedhur në 9 muaj 1.1 mld euro të shqiptarëve. Ju ftojmë të bashkoheni më 11 shkurt ora 12:00, t’i dalim zot Shqipërisë, pluralizimit, votës së lirë dhe demokracisë së vendit tonë”, thuhet ndër të tjera në këtë slogan që do të udhëqesë opozitën në shesh më 11 shkurt.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb