“Ka kualitet, kemi marrë lojtarin e duhur”, trajneri i Sassuolos thur elozhe për Bajramin

12


schedule13:20 – 3 Shkurt, 2023

Nedim Bajrami u transferua nga Empoli te Sassuolo për shifrën e gjashtë milionë euro dhe pritet që ndaj Atalantës në fundjavë të bëjë debutimin e tij.

Trajneri i Sassuolos, Dionisi, gjatë konferencës për shtyp foli dhe për afrimin e lojtarit të kombëtares shqiptare.

“Bajrami ka një kualitet të ndryshëm nga lojtarët tanë ofensivë. Jam gjithashtu i bindur se ai do të bëjë mirë. Ai kishte një kampionat të shkëlqyer me Empolin sezonin e kaluar.

Jam shumë i lumtur që klubi e bleu. Ne humbëm një lojtar të jashtëzakonshëm si Traore, por morëm lojtarin e duhur për ta zëvendësuar. Bajrami dueht të jetë i gatshëm, jo për mua, por për shokët e tij të skuadrës dhe ata do ta ndihmojnë atë. Jam i sigurt që ai do t’i japë një dorë të mirë ekipit”, u shpreh Dionisi./ h.ll/abcnews.al





Huazuar nga