Reshje shiu në fundjavë, masat për të parandaluar përmbytjet në Shkodër

10


09:52 09/12/2022

Sipas parashikimeve të meteorologëve pritet që në fundjavë të rikthehen reshjet, sidomos në zonat veriore. Qarku i Shkodrës është gjithmonë një nga zonat më të rrezikuara nga përmbytjet.

Në lidhje të drejtpërdrejtë për Klan News, gazetarja Emi Kalaja ka treguar se cilat masa janë marrë për parandalimin e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës.

Emi Kalaja: Shkodra është sërish në alert për shkak të parashikimeve të IGJEUM, por edhe të shërbimeve meteorologjike që gjatë fundjavës do të ketë 100% reshje shiu dhe pa ndërprerje, janë vënë siç thashë në alert të gjitha institucionet e emergjencave civile në mënyrë që të parandalojnë përsëritjen e një situate e cila ishte prezente 10 ditë më parë duke shkaktuar dëme kolosale kryesisht në toka bujqësore, por edhe në banesa.  

Për situatën që parashikohet të ndodhë gjatë fundjavës, janë marrë të gjitha masat kryesisht nga ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizime në qytetin e Shkodrës është bërë pastrimi i të gjitha kanaleve dhe pusetave, veçanërisht në zonat më problematike për të qenë të pastruara që edhe nëse ka densitet të lartë të reshjeve, uji të ketë mundësi për të ikur në mënyrë të shpejtë dhe për të mos u bllokuar dhe për të mos pasur prani uji në rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës. Po ashtu është punuar në kanalet kulluese në njësitë administrative, në ato të cilat janë më të rrezikuar në zonën e Nënshkodrës./tvklan.al





Huazuar nga