Megjithatë objekti i poliklinikës Saraj ka përfunduar

7


Ndërtimi i objektit të poliklinikës rajonale Saraj prej 1.600 m2 ka përfunduar edhe atë një vit para afatit të parapar kohor. Ndërkohë, Qeveria nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë, do të firmos aneks të kontratës për ta lidhur objektin me rrugën kryesore pasi që nuk ka qenë e përfshirë në projektin themelor, ndërsa në fazën e dytë Ministria e Shëndetësisë do të vijojë me prokurorim publik për furnizim me mjete mjekësore dhe vënie në funksion.

Aneksin që duhët të nënshkruaj Eurovia parasheh:

1. Projektin e infrastrukturës – më sakt – zgjedhje komunikacioni për lidhje të objektit me rrugën kryesore – pasi që kontrata e ndërtimit të objektit nuk parasheh lidhje të objektit me rrugën dhe objekti nuk mund të vihet në funksion.

2. Ndryshime të një pjese në fazën e maqinerisë pasi që kapaciteti i pompës që ishte i vendosur është gabim – qëndrim nga projektanti dhe mbikqyrësi.

3. Ndryshim në Rengen dhomën – ku zgjidhja që ishte e dhënë nuk e plotësonte Ligjin për mbrojtje të njeriut nga rrezatimi.

“Korrigjimet e kërkuara janë të rregulluara, dhe dosja teknike që është e dorëzuar në Ministrinë e Shëndetësisë e justifikon të gjithë kërkesën. Lidhja e objektit me rrugën nënkupton – kalimi i ambulancës, kalimi i pacientëve, parkingjet. Objekti nuk mund të lëshohet në funkcion nëse nuk ka zgjidhje të qarkullimit në oborr. Ndërsa objekti si objekt që parashihet të ndërtohet me Kontratën e ndërtimit është i përfunduar”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Se objekti i kësaj poliklinike rajonale ka përfunduar para afatit të paraparë për ndërtim më 16 maj të këtij viti, informoi edhe numri një i Shëndetësisë – Bekim Sali.

“ Poliklinika në Saraj është perfunudar nga pjesa e ndërtimit sipas planit ajo klinikë duhet të perfundon nga viti 2023 , megjithatë realizuesei ka punuar intensivisht dhe e ka mbaruar para kohe, një vit para kohe, 14 muaj para kalimit të afatit në marrëveshje. Kjo nënkupton se në fazën e dytë, ne si Ministri e Shëndetësisë jemi kompetent që të hapim prkurorim publik për furnizim me mjete mjekësore”, deklaroi Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali më 16 maj të këtij viti.

Vlera e e këtij projektit qeveritar është 57.107.229.00 denarë, pa TVSH. DJE gjatë ditës edhe zëvendëskryeministri i parë i vendit, Artan Grubi informoi se objekti i poliklinikës Saraj ka përfunduar dhe se tanimë ka mbetur për tu realizuar pranimi teknik sipas projektit themelor.



Huazuar nga