Me qafë të gjatë dhe pendë notuese, zbulohet plesiosauri i rrallë 100-milionë vjeçar

19


21:30 07/12/2022

Një fosil i rrallë 100 milionë-vjeçar i një plesiosauri është gjetur nga një grup miqsh në periferi të Australisë. Plesiosaurët ishin zvarranikë ujorë që kanë ekzistuar njëkohësisht me dinozaurët.

Ata kishin pendë notimi si breshkat e ujit dhe qafë të gjatë si gjirafat. Ky fosil i gjetur dikur jetonte në një det të pafund në të cilin sot ndodhet Queensland.

Fosili 6-metërsh ka komplet kokën dhe trupin. Është i pari i këtij lloji i zbuluar së bashku me këto dy  elementë.

Shkencëtarët janë mahnitur nga zbulimi, të cilin e përshkruajnë si “guri Rosetta i paleontologjisë ujore”. Ata shpresojnë që me të do mund të shpalosin evolucionin e plesiosaurëve qafëgjatë australianë./tvklan.al





Huazuar nga