Tekstet shkollore për nxënësit e klasave të ulëta kanë përdorim të njëhershëm, pjesa tjetër përdoret më së shumti 5 vjet

9


Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se në përputhje me Ligjin për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm, të gjitha tekstet shkollore mund të përdoren më së shumti 5 vjet, me përjashtim të  klasës së parë, të dytë dhe të tretë, si dhe tekste shkollore të caktuara nga klasat më të larta në të cilat kanë përmbajtje që nxënësi i plotëson me shkrim, ngjyrosje, prerje dhe ngjitje të cilat përdoren njëherë, transmeton Portalb.mk.

“Tekstet shkollore dhe të gjitha materialet e tjera mësimore që i ofrojnë institucionet kompetente në fushën e arsimit të udhëhequra nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe të cilat janë të përgatitura në bazë të programeve mësimore, kanë për qëllim fillimisht t’iu ndihmojnë nxënësve në përvetësimin e materies mësimore dhe marrjen e njohurive të aplikueshme përmes të mësuarit me kuptim, por edhe për të inkurajuar kreativitetin e tyre dhe të menduarit kritik”, thanë nga MASh.

Për arritjen e këtyre synimeve është e nevojshme realizimi i plotë i programeve mësimore, ndërsa të cilat ndër të tjera parashikojnë plotësimin e përmbajtjeve në pjesë të teksteve shkollore. Prandaj, Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në realizimin e procesit arsimor,të mos kufizojnë përdorimin e teksteve shkollore dhe plotësimin e përmbajtjeve në kuadër të atyre që parashikohen për plotësimin nga ana e nxënësve.

“Nuk ka nevojë të shtypen tekstet shkollore, të cilat janë të disponueshme në formë elektronik në  www.e-ucebnici.mon.gov.mk.   Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon edhe në të ardhmen të prokuron tekste shkollore krejtësisht të reja për nxënësit më të vegjël të shkollave fillore dhe t’i zëvendësojë ato me klasat tjera të cilat nuk mund të përdoren për shkak të dëmtimit të tyre”, thonë nga MASh.



Huazuar nga