Protestat masive e bënë efektin/ Kina lehtëson masat kundër Covid

13


Kina ka sinjalizuar një ndryshim në qëndrimin e saj ndaj Covid duke lehtësuar disa kufizime të virusit, pavarësisht numrit të lartë të rasteve në ditë.

Dhjetra rrethe në Shangai dhe Guangzhou, u liruan nga masat e bllokimit të enjten, ndërsa kjo vjen në situatën ku Kina po përballet me protesta masive kundër politikës së saj zero-Covid.

“Vendi po përballet me një situatë të re dhe detyra të reja në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë, pasi patogjeni i virusit Omicron dobësohet, më shumë njerëz janë vaksinuar dhe është grumbulluar përvoja në kontrollimin e virusit,” tha Sun Chunlan, zëvendëskryeministri i vendit, sipas Reuters.

Një komunitet në kryeqytetin Pekin gjithashtu lejoi që personat me Covid me simptoma të buta të izoloheshin në shtëpi, ndryshe nga protokollet në fillim të këtij viti, ku shumë ndërtesa dhe komunitete u mbyllën edhe sikur të kishte vetëm një rast të vetëm pozitiv.

Kufizimet në qytetet kryesore si Guangzhou u hoqën një ditë më parë, disa orë pasi qyteti pa protesta të dhunshme që rezultuan në përleshje midis policisë dhe protestuesve.

Kina ka regjistruar ditët e fundit numrin e saj më të lartë të rasteve të përditshme me Covid që nga fillimi i pandemisë, me më shumë se 36,000 raste të regjistruara të mërkurën.


Top Channel





Huazuar nga