Bleu 300 iPhone, i riu vidhet brenda pak sekondash

12


Një burrë që shpenzoi thuajse 100.000 Dollarë për të blerë celularë iPhone ra viktimë e një vjedhjeje sapo u largua nga një dyqan i Apple në “Fifth Avenue” në Nju Jork.

Pasi doli me tre çanta të mbushura me 300 iPhone 13 dhe shkoi drejt makinës së tij, një tjetër mjet i ndaloi përpara këmbëve dhe dy burra dolën prej saj duke i kërkuar t’i dorëzonte pajisjet, shkruan “Metro”.

27-vjeçari, emri i të cili nuk dihet, refuzoi dhe grabitësit e qëlluan në fytyrë dhe ia mbathën me njërën prej çantave.  Ata morën 125 iPhone me vlerë 95.000 Dollarë.

I riu ishte klient i dyqanit  i njohur për blerjet e tij të mëdha të cilat i shiste më pas nëpërmjet biznesit të tij. Policia është vendosur në kërkim të autorëve./tvklan.al

The post Bleu 300 iPhone, i riu vidhet brenda pak sekondash appeared first on Tv Klan.



Huazuar nga