VIDEO/ Krim makabër në familje, burri vret gruan shtatzënë në oborrin e maternitetit në Prishtinë

17


Një grua shtatzënë dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Raportohet se autoritetet përkatëse kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetimet paraprake.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se ekipi mjekësor konstatuar vdekjen e viktimës rreth 35 vjeçare.

“Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje”. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, tha Ahmeti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb






Huazuar nga