Një ilaç për Alzheimer konsiderohet zbulim i rëndësishëm

15


Shkencëtarët e kanë konsideruar si tejet të rëndësishëm zbulimin e një ilaçi që besohet se ngadalëson shkatërrimin e trurit nga sëmundja e njohur si Alzheimer – forma më e shpeshtë e harresës. Megjithatë, ilaçi lecanemab ka efekt të vogël dhe ndikimi i tij në përditshmërinë e njerëzve të prekur nga kjo sëmundje është duke u diskutuar.

Sipas studimeve, ilaçi e ka ngadalësuar përkeqësimin e sëmundjes për një të katërtën përgjatë 18 muajve të trajtimit.

Ilaçi, po ashtu, besohet se funksionon në fazat e hershme të sëmundjes, andaj shumë njerëz kanë mundësi të kalojnë nëpër disa faza derisa ta identifikojnë atë. Lecanemab sulmon proteinat e dëmshme që krijohen në trurin e një njeriu që ka Alzheimer.

Ai është antitrup – sikurse ata që krijon trupi për të luftuar viruset dhe bakteret – i cili është krijuar për të mësuar sistemin imunitar që të pastrojë nga truri proteinat e dëmshme.

Aktualisht personave që vuajnë nga kjo sëmundje u përshkruhet një terapi vetëm për menaxhim të simptomave, mirëpo asnjëra nuk e lufton atë. Në studimin e ri janë përfshirë 1.795 vullnetarë, të diagnostikuar në fazë të parë të sëmundjes. Atyre u janë dhënë dozat e ilaçit të ri çdo katër ditë.

Rregullatorët amerikanë janë duke analizuar këto të dhëna për të vendosur nëse do ta miratojnë ilaçin për përdorim të gjerë.
Krijuesit e tij – kompanitë farmaceutike Eisai dhe Biogen – planifikojnë të aplikojnë vitin tjetër për miratim të ilaçit në shtetet tjera.8

(Rel)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb






Huazuar nga