I përfshirë në një vrasje në Belgjikë dhe disa të tjera në Shqipëri, arrestohet në Holandë 35-vjeçari (Emri)

13


Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi dyshohet se është përshirë në disa vrasje, është arrestuar në Holandë.

Eljo (Ervis) Bitri, i njohur ndryshe me emrin Bledar Debrova, nga Elbasani, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Bitri u kap në Leiden të Holandës, teksa qarkullonte me pistoletë me silenciator dhe mbante dokumente me identitet tjetër.

35 vjeç kërkohej dhe nga autoritetet belge pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Bruksel ka lëshuar një urdhër arresti në 31 maj ndaj tij për e veprën penale “Vrasje me paramendim”. Konkretisht, ai dyshohet si autor i vrasjes së Arjan Spahiut, ngjarje e ndodhur në nëntor të vitit 2020 në Belgjikë.

Arjan Spahiu


Top Channel





Huazuar nga