5 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

21


17:32 30/11/2022

Në 24 orët e fundit janë shënuar 5 raste të reja të infektimit me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Gjatë 24-orëshit të fundit janë kryer 99 testime, ndërsa 22 qytetarë janë shëruar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 99 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 5 qytetarë, në Bashkitë:

3 në Tiranë,  2 në Pogradec.

Janë 128 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 22 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,507 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al





Huazuar nga