“Mosmarrëveshje”, Mbappe-Neymar bëhet çështje në Francë

12


“Mosmarrëveshje”. Ky është titulli i përzgjedhur nga L’Equipe këtë të enjte, shoqëruar me foton e dyshes Mbappe-Neymar. Është shumë e qartë që mes dy yjeve të PSG nuk ka pasur dhe nuk ka një marrëdhënie të mirë.

Sa herë i jepet mundësia, të dy lëshojnë deklarata apo sinjale si për të konfirmuar se raporti ndërmjet tyre nuk është aspak pozitiv. Në Francë shpresojnë që Neymar dhe Mbappe të bëjnë paqe ndërmjet tyre, të lënë pas mosmarrëveshjet, kjo është e vetmja rrugë për të dërguar PSG te sukseset.

Lequipe

Gjatë kësaj vere u përfol se një nga kushtet e Mbappes për të rinovuar kontratën ishte largimi i Neymar, diçka që nuk ndodhi, të paktën jo deri më tani.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb






Huazuar nga