Futbollisti grek turpërohet nga luani

14


12:02 29/09/2022

Greku u përfshi në një moment të papëlqyeshëm ndërsa po bënte setin fotografik për klbuin e ri SharjahFC

Kostas Manolas u gjend në një situatë të vështirë gjatë një seti fotografik për klubin e tij të ri të Sharjah FC.

Klubi nga Emiratet e Bashkuara Arabe firmosi me Manolasin një kontratë dy vjeçare vetëm pak ditë pasi  siguruan edhe shërbimet e Miralem Pjaniçit, i cili e përfundoi kontratën e tij me Barcelonën. Blerje tjetër e klubit është edhe Pako Alkaser.

Synimi i klubit të Sharjah ishte që ta prezantonte 31-vjeçain si një perëndi Greke e për këtë arsye vendosi që me futbollistin të qëndronte afër edhe një luan.

Por, gjërat nuk shkuan ashtu siç ishte menduar.

Kafsha u hodh drejt tij dhe Manolas u tremb, e me shpejtësi u fut në zonën e sigurisë.

Ky moment u postua në video, e solli reagimet e fansave, që e quajtën situatën mjaft komike, e nuk i kursyen thumbat për mbrojtësin.

Përgjegjësit e setit fotografik e kishin lidhur luanin me zinxhir, e prapë kjo nuk e bindi Manolasin, që vendosi për siguri të zhvendosej edhe më tutje kafshës.

Manolas do të paguhet 4 milionë Paund në dy vitet e ardhshme te skuadra e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Aventura e tij me klubin e Olimpiakosit përfundoi shpejt, ndërsa ai u bë pjesë e ekipit grek vetëm në muajin Janar.

Klan News





Huazuar nga