Bekim Sali: Avancimi i kushteve për pacientët me sëmundje kardiovaskulare, prioritet i MSH-së

12



29 shtatori shënohet si  Dita botërore e zemrës, e cila mbahet ne nivel global çdo vit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), çdo vit vdesin më shumë njerëz nga sëmundjet kardiovaskulare, sesa nga çdo sëmundje tjetër.

Sëmundjet kardiovaskulare vazhdojnë të jenë vrasësi numër 1 në botë duke rezultuar me rreth 18.6 milion vdekje në vit, sipas tyre, sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktari kryesor i vdekshmërisë në botë.

Ndërkaq, Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, pikërisht për hir të kësaj dite, ishte  në vizitë në Klinikën Univerzitare  të Kardiologjisë, i cili nga atje deklaroi se për një vit, këtë klinik e vizitojnë 35.000 persona, ndërsa 10 deri 11.000  pacientë hospitalizohen.

BEKIM SALI-MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Avancimi i kushteve për këtë kategori pacientësh është një ndër angazhimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Klinikës së Kardiologjisë, duke marrë parasysh specifiken dhe ndjeshmërin e gjendjes shëndetësore e këtyre pacientëve. Në periudhën e kaluar në këtë klinikë janë realizuar edhe investime tjera, ndër ta rinovimi i sallave të angegrafisë, rinovimi i dyshemeve, tavaneve dhe pjeseve tjera të Klinikës së Kardiologjisë”.

 




Huazuar nga