Procesori flagship Intel Core i9-13900K do të ketë një modalitet “Extreme Performance”

12


Procesori flagship Raptor Lake Core i9-13900K do të ketë një modalitet “Extreme Performance” në pllakat amë Z790. Modaliteti i ri i performancës do të lejojë çipin të operojë pa kufizime të energjisë duke shkuar mbi 300W.

Core i9-13900K është procesori flagship me 24 bërthama dhe 32 threads në konfigurimin 8P dhe 16E. Ka një frekuencë bazë prej 3Ghz dhe maksimale prej 5.5Ghz me të gjitha bërthamat P.

Ky modalitet do të ofrohet vetëm për modelet “K” të i9. Procesori do të jetë në potencialin e vet maksimal por nga ana tjetër ka një kosto dhe ajo është konsumi i energjisë.

Nëse ky funksionalitet do të jetë ekskluzivitet vetëm i pllakave amë Z790 apo do të mbërrijë edhe në ato Z690 mbetet për tu parë.

Deri më sot kemi vërejtur procesorë që kapin frekuencën 6Ghz duke konsumuar 350W dhe ky profil bën të njëjtën gjë. /PCWorld Albanian





Huazuar nga