Tragjike! Mbyten 71 emigrantë si pasojë e fundosjes së anijes me të cilën udhëtonin

1


19:09 23/09/2022

Trupat e pajetë të 71 emigrantëve janë gjetur pasi anija me të cilën udhëtonin u mbyt në brigjet e Sirisë.

Zyrtarët thanë se shtetas libanezë, sirianë dhe palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, besohet të jenë në mesin e 120-150 personave që ishin në bord kur anija u mbyt të enjten.

Njëzet të mbijetuar po trajtohen në një spital në qytetin sirian të Tartus.

Zyrtarët shtuan se anija ishte nisur nga Minyeh, një qytet pranë qytetit port libanez të Tripolit. Varka besohet se ishte nisur drejt Evropës kur u fundos.

Akoma nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar aksidentin tragjik. /tvklan.al





Huazuar nga