Tragjedi në brigjet e Sirisë/ Fundoset anija, humbin jetën 71 persona midis tyre edhe fëmijë

1


Fundosja e një anijeje në brigjet e Sirisë ka shkaktuar tragjedi me 71 viktima, midis tyre gra dhe fëmijë.

Ministri i Shëndetësisë njoftoi se të mbijetuarit po trajtohen në një spital në qytetin sirian të Tartus.

Zyrtarët thanë se shtetas libanezë, sirianë dhe palestinezë, përfshirë gra e fëmijë, mendohet të jenë në mesin e 120-150 personave që ishin në bord kur anija u mbyt.

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi aksidentin, por përpjekjet për të shpëtuat të mbijetuarit vazhdon.

Zyrtarët deklaruan se anija ishte nisur nga Minyeh, një qytet pranë qytetit port libanez të Tripolit.

Varka mendohet se ishte nisur drejt Evropës, por gjërat nuk shkuan siç duhet dhe anija u fundos.


Top Channel





Huazuar nga