15 C
Debar
Sunday, September 25, 2022
BallinaTeknologjiTikTok lançon një buton mospëlqimi për komentet

TikTok lançon një buton mospëlqimi për komentet


Përdoruesit e TikTok tashmë mund të shprehin mosdakordësinë e tyre në lidhje me komentet në rrjetin social.

Platforma filloi lançimin e një butoni mospëlqimi (dislike) për të gjithë përdoruesit në mbarë botën. Njëlloj si me rrjetet e tjera sociale, mjafton të klikoni butonin me gishtin poshtë për të shprehur pakënaqësinë tuaj në lidhje me komentin.

Kompania thotë se ky opsion do të përdoret për të marrë feedback në lidhje me komentet e padëshiruara. Një koment me numër të lartë mospëlqimesh do të paralajmërojë TikTok për një gjuhë urrejtjeje, spam apo tallje.

Kështu promovohet edhe një hapësirë komentesh më e shëndetshme.

Por TikTok është në dijeni të abuzimeve të mundshme. Ashtu si YouTube, as TikTok nuk do të tregojë numrin e mospëlqimeve.

Efekti i këtij opsioni të ri pritet për tu parë. TikTok ka probleme të shumta siç është keqinformimi, por një buton “dislike” mund të mos jetë një zgjidhje e drejtpërdrejtë e këtij fenomeni. /PCWorld Albanian





Huazuar nga

Te Fundit

  • Radio - Zëri i Dibrës
  • DibraNet.com
  • _blank
  • https://www.dibranet.com/wp-content/uploads/2022/09/zeri.jpg
  • ALL CATEGORIES
  • https://cast1.asurahosting.com:2199/proxy/adriatik/xiu