Skulptori që ‘rindërton’ historinë e një populli

1


14:55 23/09/2022

Khaled al-abadi po rikrijon skulpturat e dëmtuara gjatë konfliktit me shtetin islamik

Luftërat sjellin me vete shkatërrim dhe shpesh fshijnë edhe një pjesë të historisë. Por për skulptorin  irakian Khaled Al-Abadi i cili e ka kthyer në një mision personal rikrijimin e asaj që është shkatërruar gjatë viteve të trazuara të luftës po përmbushet dalëngadalë një premtim që i dha vetes për të rikrijuar atë që kishte humbur.

 “Gjatë periudhës së Shtetit Islamik, kur kolegu im dhe unë po ecnim përreth, ne shihnim statujat që u hoqën dhe portat që po prisheshin, ne ishim vërtet të shqetësuar nga kjo”

Skulpturat e tij me bazë balte pasqyrojnë historinë e gjatë të vendit.

“Ne duam t’u kujtojmë brezave të ardhshëm se kjo është historia e Ninevisë. Kjo është historia e Mosulit. Kjo është historia e Irakut . Ata shohin para syve të tyre veprat që u shkatërruan.”

Oborri ku janë ekspozuar rreth 20 piktura murale ndodhet në Mosulin e vjetër, ku një pjesë e qytetit u dëmtua gjatë luftës për të rimarrë qytetin nga militantëte Shtetit Islamik, të cilët shkatërruan shumë vepra antike.

Trashëgimia e pasur kulturore e vendit është dëmtuar prej kohësh për shkak të konflikteve. Vitin e kaluar, artefaktet e lashta të grabitura nga Iraku pas pushtimit të SHBA-së në 2003, u ekspozuan në Bagdad, duke përfshirë një pllakë balte 3500-vjeçare që mbante pjesë të Eposit të Gilgameshit, përrallën e lashtë sumerianë që besohet të jetë një nga veprat e para të letërsisë në botë.

Klan News

Të ngjashme





Huazuar nga