Po bëjmë përpjekje që t’u ndihmojmë shkollave të kenë ngrohje dhe mësim të rregullt

1


Po bëhen përpjekje që të ndihmohen shkollat fillore dhe  të mesme dhe mësimi në periudhën e dimrit të mbahet me prezencë fizike, deklaroi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në intervistë për TV Sitel, transmeton Portalb.mk.

“Ajo është kompetencë e komunave, por fëmijët kanë humbur shumë gjatë kohës së covid-pandemisë dhe tani për shkak të krizës energjetike, më mirë t’i ndihm ojmë shkollat se sa t’i lëmë fëmijët të humbasin shumë. Konsumi për pesë muaj, nga nëntori deri në mars, për të gjithë shkolat në nivel shtetëror është rreth 10 gigavat në orë dhe atë mund ta sigurojmë përmes EMV-së dhe jam i bindur se do të gjejmë zgjidhje”, tha Bekteshi.

Sipas vleerësimeve të tij, shkollat nuk do të duhej të kenë problem deri në fund të marsit.

Ai vlerëson se, është joserioze që 2,487 subjekte juridike në shtet ende nuk kanë lidhur marrëveshje për furnizim me energjinë elektrike. Prej tyre, 60 përqind janë nën kompetenca të pushtetit lokal.

“Nuk është në rregull që të lihen shkollat pa furnizues me energji elektrike sepse  kur nuk ke furnizues me energji elektrike, ndërsa në bursë çmimi është 400 euro, në mënyrë automatike duhet të paguajnë 600 euro që të mos lihen objektet e pafurnizuar me energji elektrike. Të gjitha subjektet juridike i kanë ditur afatet kur u skadojnë marrëveshjet”, theksoi Bekteshi.





Huazuar nga