11.2 C
Debar
Sunday, September 25, 2022
BallinaLajmeLajme nga MaqedoniaMbaroi ndeshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë

Mbaroi ndeshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë


Maqedonia e Veriut sonte humbi në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Ndeshja u zhvillua në Tbilis të Gjermanisë, ku vendasit arritën të fitojnë me rezultat 2-0, transmeton Portalb.mk.

Rezultatin e ndeshjes e zhbllokoi futbollisti i Maqedonisë së Veriut, Miovski, i cili shënoi një autogol.

Gjeorgjia arriti të shënojë golin e dytë pas një gabimi të mbrojtësit mysafir, Velkovski.

Maqedonia e Veriut në këtë ndeshje u paraqit me këtë formacion: Dimitrievski; Alioski, Velkovski, Musliu, Zajkov; Elmas, Bardhi, Spirovski, Ashkovski; Miovski dhe Ristovski.

Ndryshe, Gjeorgjia gjendet në pozitën e parë me 13 pikë nga 5 ndeshje, Maqedonia 7 pikë, ndërsa nga katër ndeshjet e zhvilluara, Bullgaria ka 3 pikë, kurse Gjibraltari1 pikë.

Më 26 shtator, Maqedonia e Veriut do të luajë kundër Bullgarisë në Shkup.





Huazuar nga

Te Fundit

  • Radio - Zëri i Dibrës
  • DibraNet.com
  • _blank
  • https://www.dibranet.com/wp-content/uploads/2022/09/zeri.jpg
  • ALL CATEGORIES
  • https://cast1.asurahosting.com:2199/proxy/adriatik/xiu