Liga e Kombeve “mallkim” për Milanin, Piolit i dëmtohet dy titullarë brenda një dite

1


Milan nuk po gjen qetësi sa u përket dëmtimeve. Pas humbjes së Theo Hernandez, drejtuesit kuqezinj po ndjekin nga afër situatën e portierit Maignan.

Ai ishte titullar në ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Francës dhe Austrisë, por u zëvendësua në pjesën e parë për shkak të një problemi muskulor në pulpin e majtë. Trajneri Deschamps njoftoi se numri një i kuqezinjve do të mungojë në ndeshjen e së dielës kundër Danimarkës.

Por jo vetëm portiere, Stefano Pioli sheh t’i dëmtohet edhe një tjetër nga radhët e skuadrës. Sandro Tonali ka ngritur flamurin e bardhë për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve të Italisë, kundër Anglisë dhe Hungarisë.

Tonali ka pasur probleme muskulore dhe nuk është stërvitur me grupin axurr, kjo e konfirmuar edhe nga trajneri Mancini, me mesfushorin që është larguar nga grumbullimi me kombëtaren e Italisë. Kështu, në një hark kohor shumë të shkurtër Milanii i janë dëmtuar 3 lojtarë titullarë, pa llogaritur ata që kanë pasur më parë probleme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb






Huazuar nga