Instagram po rikuperon pas disa problemeve serioze

3


Instagram është duke përjetuar disa probleme që kanë prekur përdoruesit të cilët përpiqen të hapin aplikacionin në iPhone dhe Android.

Në rrjetin social Reddit përdoruesit raportuan dështimin e aplikacionit herë pas herë duke e bërë të pamundur për ta të shohin ndonjë postim.

Problemi zgjati për rreth 1 orë ditën e djeshme. Kompania tha se një problem teknik kishte bërë të pamundur për disa përdorues të aksesojnë Instagram.

Tashmë problemi është adresuar dhe çdo gjë duket se i është rikthyer normalitetit. Megjithatë nuk ishte shumë i përhapur duke qenë se disa përdorues të tjerë vazhdonin aksesimin pa asnjë problem.

Aplikacionet e tjera të Meta si WhatsApp, Facebook dhe Messenger nuk u prekën gjatë problemeve të Instagram.

Problemet u shoqëruan edhe ma disa sjellje të pazakonta të ndërfaqes së aplikacionit. /PCWorld Albanian





Huazuar nga