Ekstremistët iranianë thirrje për varjen e protestuesve

1


23:00 23/09/2022

Protesta pro regjimit, turmat thirrën “vdekje Amerikës” dhe “vdekje Izraelit”

Shpërthimi i protestave mbarëkombëtare në Iran pas vdekjes në paraburgimin policor të një të rejekurde 22-vjeçare të arrestuar për gjoja mosrespektimin e rregullave të hixhabit (shamisë) është sfida më serioze me të cilën po përballet udhëheqja e Iranit.

Ndërsa autoritetet thonë se MahsaAmini vdiq për shkaqe shëndetësore, familja e saj dhe opinioni beson se ajo vdiq si pasojë e rrahjes dhe torturave.Protestuesit thonë se nëse nuk veprojnë tani, mund të bien viktimë e të njëjtit fat. Të paktën 30 persona janë vrarë në protesta.

Ndërkohë regjimi i ajatollahëve po nxit demonstrata pro qeveritare në disa qytete, me marshuesit që bënë thirrje për ekzekutimin e “rebelëve”.

Tubimet pro-qeveritare pasuan paralajmërimin më të fortë nga autoritetet kur ushtria tha se do të përballej me “armiqtë” pas trazirave, një lëvizje që mund të sinjalizojë shtypjen e protestave si në të kaluarën.

Demonstruesit dënuan protestuesit antiqeveritar si “ushtarë të Izraelit”, raportoi drejtpërdrejt televizioni shtetëror. Ata gjithashtu thirrën “Vdekje Amerikës” dhe “Vdekje Izraelit”, slogane të zakonshme që sundimtarët klerikë të vendit përdorin për të nxitur mbështetjen për autoritetet.

“Shkelësit e Kuranit duhet të ekzekutohen,” thirrën turmat.

Iranianët janë të zemëruar për rastin e Mahsa Amini-t, 22 vjeçare që vdiq javën e kaluar pasi u arrestua nga policia e moralit për “veshjen e papërshtatshme”.

Klan News





Huazuar nga