11.2 C
Debar
Sunday, September 25, 2022
BallinaLajmeLajme nga ShqiperiaDialogu me Sindikatën e Pedagogëve/ Ministrja Kushi propozon politikë pagash bazuar në...

Dialogu me Sindikatën e Pedagogëve/ Ministrja Kushi propozon politikë pagash bazuar në performancë


19:18 23/09/2022

Pas takimit me pedagogët, Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale. Kushi ka bërë të ditur çështjet e parashtruara që tashmë janë futur në proces draftimi edhe me Komitetin e Përbashkët të Politikave për Arsimin e Lartë dhe Konferencën e Rektorëve.

“Zhvilluam sot një tryezë diskutimi të gjatë me Sindikatën e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë në lidhje me kërkesat e parashtruara prej tyre.

Pjesën më të madhe të çështjeve të parashtruara e kemi tashmë në proces draftimi edhe me Komitetin e Përbashkët të Politikave për Arsimin e Lartë dhe Konferencën e Rektorëve, të tilla si:

– mbështetja e kërkimit shkencor, e cila do të reflektohet edhe në Strategjinë e re Kombëtare të Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit;

– rishikimi i udhëzimit për veprimtarinë dhe ngarkesën mësimore të pedagogëve;

– rishikimi i procedurave për pagesën e orëve suplementare;

–  rishikimi i kritereve për marrjen e titujve akademike;

– si dhe rritja e transparencës për veprimtarinë akademike dhe financiare të universiteteve”, ka shkruar Ministrja Kushi.

Në reagimin e saj, Kushi po ashtu thekson se do të vazhdohet dialogu për politikën e pagave me pedagogët dhe me rekorët e universiteteve dhe grupeve të interesit. Në lidhje më këët çështje, Kushi shprehet se ministria synon që kjo politikë të lidhet me performacën e universiteteve.

“Ndërkohë, do të vazhdojmë dialogun për politikën e pagave jo vetëm me ta, por edhe me rektorët e universiteteve dhe grupet e interesit. Ne synojmë që kjo politikë të lidhet me performancën e universiteteve, me qëllim vlerësimin e suksesit dhe nxitjen e cilësisë dhe konkurrencës”, shprehet Kushi./tvklan.al





Huazuar nga

Te Fundit

  • Radio - Zëri i Dibrës
  • DibraNet.com
  • _blank
  • https://www.dibranet.com/wp-content/uploads/2022/09/zeri.jpg
  • ALL CATEGORIES
  • https://cast1.asurahosting.com:2199/proxy/adriatik/xiu