Zjarri në Kaninë, Prefekti Mamaj: Organet ligjzbatuese kanë hapur çështje penale për të gjitha vatrat

1


Prefekti i qarkut Vlorë, Flamur Mamaj i cili ndodhet në terren  tha se rrezikohen disa banesa, pasi era po favorizon flakët, ndërsa po punohet për shuarjen e vatrës.

Ai u bëri thirrje të gjithë banorëve të ndihmojnë në shuarjen e zjarrit.

“Kemi dy tre banesa që mund të rrezikohen, por për shkak të rrethimit me rrugë besoj që nuk do të ketë probleme. Nesër vlerësimin duhet ta bëjë bashkia e Vlorës. Era me këtë intensitet që ka rrezikon. Oraganet ligjzbatuese kanë hapur çështje penale për të gjitha zjarret që janë të paktën në qarkun e Vlorës”, tha Mamaj.

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme kodrat me ullishte në fshatin Kaninë të Vlorës.


Top Channel





Huazuar nga