Tiranë, filloi dialogu rajonal për Agjendën Digjitale me fokus në sfidat, kapacitetet, gatishmërië e institucioneve për shërbime online

3


Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me lëvizjen “Mjaft” nga Shqipëria, në kuadër të projektit Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Dgjitale – ICEDA organizon konferencën rajonale “Shërbimet publike plotësisht digjitale” e cila fillon sot dhe do të zgjas deri nesër në Tiranë,  transmeton Portalb.mk.

Ngjarja do të shërbejë si një hapësirë ​​për diskutim mbi shërbimet publike elektronike të ofruara në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sfidat për një kalim të plotë nga sportelet në ofrimin e shërbimeve online, kapacitetet, gatishmërinë dhe praktikën e institucioneve publike për të ofruar shërbime publike online.

Gjatë ditës së sotme, pjesëtarët nga organizatat pjesëmarrëse në aktivitet do të theksojnë gjithashtu rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve në procesin e krijimit të politikave në mjedisin digjital.

Nga Maqedonia e Veriut sot në diskutim pjesëmarrës janë: Mila Josifovska Danilovska nga Fondacioni Metamorfozis, Fisnik Xhelili nga Portalb.mk, Kristiina Petrovska nga Drejtoria për Meanxhimin me Libra Amë dhe Liljana Jonoski nga Koaliconi Rural.

Nesër, në konferencë folës do të jetë ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës së Maqedonisë së Veriut- Admirim Aliti, ministrja e Shqipërisë për Standardet e Shërbimeve- Milva Ikonomi, drejtoresha e Inovacionit dhe programeve IPA Gov, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit e  Shqipërisë- Romina Kostani, zyrtari i Lartë i Planifikimit të Politikave nga  Zyra e Kryeministrit të Kosovës- Kushtrim Canolli, Këshilltarja në Ministrinë e Administratës Publike në Mal të Zi- Milica Vuçiniq dhe nga Sekretariati për Politika Publike nga Qeveria e Serbisë- Ninoslav Kekiç.

Ngjarja do të jetë në gjuhën angleze dhe shqipe. Konferenca do të zhvillohet në format hibrid. Të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen në linkun e mëposhtëm: https://forms.gle/kBt1MfcnUPTz82GEA.

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në agjendën digjitale – ICEDA” zbatohet nga Fondacioni Metamorfosis (Maqedonia e Veriut), Akademia për E-Qeverisje (Estoni), Levizja Mjaft! (Shqipëri), Partnerët për Ndryshim Demokratik (Serbi), OJQ 35mm (Mali i Zi) dhe ODK – Open Data Kosovo (Kosovë). Projekti realizohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.





Huazuar nga