Ryzen 9 7950X thyen katër rekorde botërore gjatë testimeve

2


AMD do të nxjerrë në shitje katër procesorët e parë Ryzen 7000 javën e ardhshme dhe një prej tyre, modeli më i fuqishëm, flagshipi Ryzen 9 7950X, theu ditën e djeshme katër rekord botërore.

Duke përdorur një sistem ftohjeje standarde siç ishte një ftohës i lëngshëm Corsair 280mm, procesori i AMD goditi frekuencën 5.5Ghz në 16 bërthamat e tij duke thyer rekordet një pas një.

Në Cinebench R23 procesori shënoi 40498 pikë me bërthamat që prekën frekuencën 5.4Ghz të gjitha. Në Cinebench R20 7950X shënoi 15771 pikë me frekuencë 5.35Ghz.

Në Cinebech R15 vendosi një rekord tjetër prej 6900 pikësh dhe frekuencë 5.5Ghz në të gjitha bërthamat. Së fundi në 7zip shënoi 228992 pikë me frekuencën 5.45Ghz.

Me këto rezultate, Ryzen 9 7950X është më i shpejtë sesa Ryzen 9 5950X përshpejtuar në 6.0Ghz. Vihet re një rritje e IPC (Instructions per Clock) me 13-14% krahasuar me arkitekturën Zen 3.

Gjatë testimeve 7950X arriti në 108 gradë celsius, një vlerë e paparë deri më sot për funksionimin normal të një procesori por brenda limitit të ri që AMD ka aplikuar për këto modele që është 115 gradë celsius.

Ryzen 9 7950X ka një frekuencë bazë prej 4.5Ghz dhe turbo prej 5.7Ghz nga kutia. Ai do të kushtojë 699 dollarë në momentin e debutimit. /PCWorld Albanian





Huazuar nga