Roger Federer nesër përshëndetet me tenisin, luan së bashku me Radael Nadal

1


schedule14:50 – 22 Shtator, 2022

Roger Federer do të përshëndetet me tenisin, vetëm pak ditë pasi paralajmëroi dorëheqjen. Dita e nesërme do të jetë një ditë e rëndësishme për tenistin e njohur, pasi në “Laver Cup” do të zhvillojë edhe ndeshjen e fundit si një sportist aktiv.

Do të jetë një ndeshje fantastike të shikojmë për herë të fundit dyshen e njohur Federer dhe Rafael Nadal të luajnë tenis kundër dyshes Jack Rock-Frances Tiafoe, pikërisht aty ku zviceriani arriti të bënte historinë në këtë sport.

/f.a/abcnews.al






Huazuar nga