Nga lidhja me gazetaren e Bild te stili i veshjes, Nagelsmann kthehet në shqetësim “rozë” për Bayern

1


Bayern Munich po përjeton një fillimi sezoni shumë absurd, shumë larg pritshmërive, kjo vetëm në Bundesligë, ku një ecuri e tillë negative i ktheu 12 vite pas në kohë. Në të tilla raste, kur mungojnë rezultatet, dalin në pah edhe problemet e brendshme.

Julian Nagelsmann është i pari që ka përfunduar nën akuzë, ndërsa e përditshmja spanjolle AS ka shtuar se trajneri është kthyer në qendër të kritikave edhe për sjelljen e tij jashtë fushe, apo për mënyrën se si vishet.

Nagelsmann

Nagelsmann shquhet për stilin e tij të veçantë, shpesh shumë” cool”, por sipas AS dikush brenda klubit e konsideron të tepërt, futbolli nuk është ky tip spektakli. Nagelsmann ka qenë edhe më herët pjesë e këtyre diskutime jashtë fushe, ku lidhja e tij me gazetaren e Bild bëri shumë bujë.

Nagelsmann Tuchel
Nagelsmann Tuchel

Pavarësisht situatës, Kahn konfirmoi së fundmi se Nagelsmann nuk është në dyshim. Sigurisht gjërat mund të ndryshojnë shpejt, nëse Bayern nuk arrin të kthehet te rezultatet pozitive, për më tepër që Thomas Tuchel vijon ti qëndrojë si hije nga pas.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb






Huazuar nga