Maqedonia e Veriut muajin e ardhshëm do të nënshkruajë marrëveshjen me Fronteksin, paralajmëroi Mariçiq

1


Marrëveshja me Fronteksin që rregullon menaxhimin e kufijve, sidomos në krizën me emigrantët, pritet të nënshkruhet në muajin tetor. Këtë paralajmërim e bëri zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq në hapjen e kapitullit 24 për Drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, transmeton Portalb.mk.

“Jam i kënaqur që bisedimet për Marrëveshjen e Statusit me Agjencinë Evropiane për rojën kufitare dhe bregdetare, Fronteks, kanë mbaruar dhe sa më shpejtë do të nënshkruajmë këtë marrëveshje të rëndësishme, në gjuhën gjuhën maqedonase, në prani të eurokomisarit për punë të brendshme, Johanson”, deklaroi Mariçiq.

Mariçiq mori pjesë në takimin e sotëm në kuadër të skriningut shpjegues për kapitullin 24 para përfaqësuesve të Komisionit Evropian. Nesër do të vazhdojë takimi shpjegues për Kapitullin 24 “Drejtësia, liria dhe siguria” në Komisionin Evropian për përfaqësuesit nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

“Marrëveshja me Fronteksin është në fazën përfundimtare, do ta nënshkruajmë në tetor”, deklaroi Mariçiq, duke vlerësuar që përmes kësaj marrëveshje do të përmirësohet cilësia për menaxhimin e kufijve.





Huazuar nga