Lila vlerëson kombëtaren – Tv Klan

1


23:31 22/09/2022

Ish-futbollisti: Kemi lojtarë më të mirë se Izraeli

Andi Lila ka disa vite që nuk është më me Kombëtaren, por te kuqezinjtë ka ende lojtarë të brezit të tij. Mesfushori i cili mori pjesë me Shqipërinë në finalet e Euro 2016 thotë se në skuadrën aktuale ka elementë më të mirë se te Izraeli. 

“Ekipi kombëtar shqiptar ka futbollistë të shkëlqyer që mund ta zgjidhin ndeshjen me një episod”.

Duke parë skemën 3-5-2 që përdor trajneri Edy Reja, Lila jep edhe një mendim se si mund të arrihet te goli.

“Imagjinoni sikur Reja të preferojë nga minuta e parë Cikalleshin dhe Brojën, dy sulmues mjaft të rrezikshëm që i hapin unë jo vetëm Izarelit po çdo skuadre në kontinent”.

Andi Lila mendon se duhet të ketë edhe futbollistë nga kampionati shqiptar në Kombëtare.

“Pas një kohe relativisht të gjatë nuk kemi asnjë lojtar nga kampionati shqiptar, patjetër do të ishte shumë mirë sikur të grumbullonte nga Superioria”.

Lila ishte në fushë në fitoren 3 – 0 që Shqipëria arriti me Izraelin më 11 qershor të 2017, pikërisht në transfertë.

Tv Klan

Të ngjashme





Huazuar nga