Kim: SHBA mbështesin “Ballkanin e Hapur”

2


15:45 22/09/2022

“Kontribuojmë në integrimin e vendit në BE”

Ambasadorja amerikane në Tiranë Juri Kim shpreh edhe një herë publikisht qëndrimin në mbështetje të nismës “Ballkani i Hapur”.

“Pozicioni i Shteteve të Bashkuara ndaj Ballkanit të Hapur është shumë i qartë. Ne mbështesim të drejtën e vendeve të Ballkanit Perëndimor që të jenë të integruar në Europë dhe të integruar mes vete. Ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjithë përpjekjet, përfshirë dhe Ballkanin e Hapur, në mënyrë që të jenë konsekuente dhe të kontribuojmë për procesin e integrimit që ndiqet nga BE dhe që është hapur për 6 vendet”.

Ndërsa në një konferencë për “Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane gjatë shekullit të 20-të”, Kim vlerësoi rritjen e bashkëpunimit.

“Marrëdhënia mes SHBA dhe Shqipërisë është e veçantë. 31 vite pas rënies së komunizmit ende mbetet shumë për t’u bërë. Kemi përparuar shumë në rrugën tonë. Në vitin 1991 askush nuk e kishte parashikuar që Shqipëria do të ulej ne një tryeze me fuqitë botërore në Këshillin e OKB-së dhe të ishte pjesë e NATO-s”.

Kim tha se edhe pse regjimi i Enver Hoxhës mbylli vendin dhe u përpoq të helmojë miqësinë mes shqiptarëve dhe amerikaneve nuk ia doli.

Tv Klan





Huazuar nga