Kim për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri: 31 vite pas rënies së komunizmit mbetet ende shumë për tu bërë

2


11:24 22/09/2022

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka deklaruar se marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë janë shumë të veçanta, duke i konsideruar ato si një “thesar”.

“Marrëdhënia mes SHBA dhe Shqipërisë është e veçantë. Ne u përpoqëm të lidheshim me ju qe ne vitin 45, por pa sukses. 31 vite pas rënies së komunizmit ende mbetet shumë për tu bërë. Kemi përparuar shumë në rrugën tonë. Në vitin 1991 askush nuk e kishte parashikuar që Shqipëria do të ulej në një tryeze me fuqitë botërore në Këshillin e OKB-së dhe të ishte pjesë e NATO-s”, është shprehur Yuri Kim.

Këto deklarata diplomatja e bëri i gjatë konferencës ”Marrëdhëniet shqiptaro- amerikane gjatë shekullit të XX”.

Klan News





Huazuar nga