Kampionat anormal, këtu si në shtëpi, Serie A nuk e fiton kushdo

1


Kampionati është i gjatë por trajneri i Milanit Stefano Pioli mund të thotë diçka. Tekniku i kampionëve të Italisë në një intervistë të dhënë për mediat është shprehur se ky është një sezon anormal, i kushtëzuar prej disa elementëve.

Intervista:

Çfarë kuptove nga Milan-Napoli?
“Shumë gjëra, sigurisht që kemi bërë një performancë të nivelit të lartë, por fakti që nuk morëm asnjë pikë do të thotë se në disa situata ne duhet dhe mund të bëjmë edhe më shumë”.

Kush e fiton kampionatin?
“Jo kushdo, por se do të jetë një kampionat anormal kjo është evidente dhe ne do të duhet të menaxhojmë mirë lojtarët që do të shkojnë në Botëror. Kampionati tani do të jetë i ngjeshur dhe qëndrimi në pozitat e para do të jetë një objektiv për të gjithë ata që duan të fitojnë”.

Dëshironi të filloni një cikël me këtë klub?
“Në Milan ndihem si në shtëpinë time dhe kur dikush ndihet si në shtëpi, nuk do të donte të merrte në konsideratë asgjë tjetër. Kemi ende shumë gjëra për të bërë, por nuk jam i shqetësuar për kontratën time apo për të ardhmen time” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb






Huazuar nga