Franca e mbushur me dëmtime

6


Dhimbje koke për Deschamp, “gjelat” pa Pogba, Benzema e Lloris

Misioni i kombëtares franceze për të qëndruar në Divizionin A kthehet në një mision thuajse të pamundur. “Gjelave” i duhet një mrekulli në dy duelet e fundit për të shmangur rënien në grupet e Ligës së Kombeve. Dëmtimet janë ata që mund të ndikojnë jo pak në planet e trajnerit, Didier Deshamp, që i duhet të bëj pa emra të rëndësishëm.

Ndër mungesat më kryesore janë ata të mesfushorit, Pol Pogba, i cili është edhe në dyshim për të marrë pjesë në Kupën e Botës, Karim Benzema, qendërmbrojtësi, Kimpembe, portieri Hugo Lloris dhe mbrojtësi, Theo Hernandez.

Pesë futbollistë me tepër peshë që nuk do të jenë në dispozicion të Deshamp për duelet kundër Austrisë dhe Danimarkës, përballje që do të vulosin edhe fatin e Francës në grupin 1.

Pas 4 sfidave të para në grup, “Blutë” numërojnë 2 pikë, teksa shmangia e vendit të fundit është misioni parësor. Një situatë që vjen dy muaj para debutimit të tyre në Kupën e Botës, ku në Katar, Francës i duhet për të mbrojtur titullin e fituar katër vite më parë në Rusi.

Klan News

The post Franca e mbushur me dëmtime appeared first on Tv Klan.



Huazuar nga