Asllani ndez “motorët”, me Shqipërinë kërkon të fitojë…Inzaghi-n

1


Nga një surprizë e bukur për Serie A, por dhe për Shqipërinë, Kristjan Asllani vjen ndryshe në këtë grumbullim të radhës me përfaqësuesen kuqezi, vjen pas një transferimi të bujshëm në radhët e Inter.

Ishte e pritshme që Asllani të haste pak vështirësi në një skuadër si Inter, por minutat që ka pasur në dispozicion janë shumë të pakta, madje për këtë është kritikuar edhe Inzaghi. Në 9 ndeshje në total, Asllani është aktivizuar vetëm 30 minuta.

Asllani

Këtë herë, Kombëtarja mund t’i shërbejë shumë Asllanit, për të fituar më shumë minuta në këmbë dhe për t’i lëshuar një mesazh të qartë trajnerit Inzaghi. Sipas mediat italiane, mesfushori kuqezi pritet të ketë më shumë minuta pas rikthimin nga angazhimi me Shqipërinë pasi trajneri Inzaghi duhet të bëjë në sfidën kundër Romës pa shërbimet e Brozovic.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb






Huazuar nga