Arsovska përgënjeshtron se Prokuroria “ka hyrë” në Qytetin e Shkupit

1



Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, sot i ka mohuar informacionet se Prokuroria dje ka “hyrë” në Qytetin e Shkupit.

“E pashë atë manipulim. Kjo është nga disa qendra politike, të cilët duan të luajnë me opinionin e qytetarëve dhe publikut. I vetmi vend ku aktualisht veprojnë institucionet është ndërmarrja publike “Ujësjellës”. Nga Qyteti i Shkupit kanë mbështetje të fuqishme për t’i marrë të gjitha informatat e nevojshme që do t’u nevojiten në këtë proces”, tha Arsovska.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Arsovska theksoi se Prokuroria nuk vepron vetëm me thashetheme, por edhe me kërkesën e saj publike.




Huazuar nga