Teknologjia “frenon” fjalët e para të fëmijëve

1


21:59 21/09/2022

Specialistët: Po rritet numri i të vegjëlve me probleme

Ekspozimi i gjatë i fëmijëve deri në tre vjeç përpara televizorit apo pajisjeve teknologjike sjell probleme në të folurën e tyre. Mjekët specialistë thonë se vitet e fundit po vihet re një rritje e numrit të fëmijëve me probleme të tilla.

“Vitet e fundit ne po shikojmë një rritje të numrit të rasteve të fëmijëve me probleme në të folur. Një nga arsyet është edhe qëndrimi gjatë përpara TV, tabletit, telefonit. Ne vëmë re që të gjithë fëmijët që kanë çrregullim në të folur, apo edhe vonesë në të folur kanë një pikë të përbashkët, e cila është qëndrimi gjatë përpara TV. Atashimi përballë teknologjisë ndikon në mënyrë indirekte. Ndërveprimi është baza kryesore”.

Por kur një prind duhet të shqetësohet për të folurën e fëmijës së tij?

“Kufiri i moshës për sinjalet e alarmit dikur ishte tre vjeç, ndërsa sot nuk duhet të presim më gjatë deri në 2 vjeç. Një prind duhet të shqetësohet nëse kemi një fëmijë një vjeç i cili nuk ka zhvilluar ende gjestet e para, nuk ka filluar fjalët dhe belbëzimet. Nëse kemi një fëmijë 18 muajsh i cili ka më pak se 5 fjalë, nëse kemi një fëmijë 5 vjeç i cili i mungon fjalia me dy fjalë”.

Për specialistët, pandemia dhe izolimi solli më shumë probleme tek fëmijët e vegjël, pasi qëndronin për një kohë të gjatë brenda në banesë duke përdorur më shumë teknologjinë dhe më pak ndërveprim me mjedisin natyral.

Tv Klan

Të ngjashme





Huazuar nga