Federer: Nuk do zhdukem nga tenisi

1


23:57 21/09/2022

20 herë fituesi i grand slameve deklaroi se ka në plan që të vazhdojë të jetë pjesë e sportit, që i dha shumë

Roger Federer ka siguruar miliona fansat e tij se nuk ka ndërmend që të zhduket nga bota e tenisit, edhe pse nuk do të luajë më.

Zvicerani nga Londra ku ka fituar tetë herë turneun e Wimbeldon, e bëri të qartë se nuk ka asnjë qëllim që të largohet nga një sport që i ka dhënë shumë, e që ai e do.

Roger Federer: Unë dua që t’u them fansave se nuk do të jem një fantazmë. Është për të qeshur, unë fola rreth Bjorn Borg, ai nuk u kthye në Wimbeldon për 25 vite dhe kjo e ka trishtuar çdo fans. Por unë nuk do të bëj si ai. Kam qenë për shumë kohë pjesë e kësaj loje. Ndiej se tenisi më ka dhënë shumë. Dua që fansat ta dinë se do të më shikojnë prapë. Se sa shumë, nuk e di, dua t’i lë pak kohë vetes.

11 herë fituesi i Grans Slameve u largua nga tenisi në moshën 26 vjeçare. 41-vjeçari shtoi se ai ka nevojë për pak kohë, por do të rishfaqet sërish.

Federer nuk ka marrë pjesë në një ndeshje që kur humbi në çerekfinalet e Uimbëlldonit vitin e shkuar, ndërsa kompeticioni i fundit ku do të garojë do të jetë Laver Cup.

Ai shtoi se u detyrua që të tërhiqej për shkak të problemeve me gjurin. Federer e ka fituar 20 herë Grand Slamin, ndërsa Novak Djokovic 21 e Rafael Nadal 22 herë.

E pavarësisht kësaj, për shumë specialistë e fansa, ai konsiderohet si tenisti më i madh i të gjitha kohërave. Për 237 javë, nga viti 2004 deri në 2008 , ai ka qenë numri 1 i botës, duke vendosur rekord.

Grand Slami i tij i parë erdhi në 2003 në Wimbeldon dhe këtë turne e fitoi për pesë vite radhazi, përpara se të mundej nga Nadali në 2008.

Klan News





Huazuar nga