Busquets largohet nga Barcelona – Tv Klan

1


23:21 21/09/2022

34-vjeçari drejt MLS, Neves e Zubimendi në Listen e dëshirave


Fundi i sezonit do mbyll kapitullin e Serxhi Buskets te Barcelona. Kapiteni pritet të largohet nga klubi në verën e vitit të ardhshëm, duke përjashtuar ndonjë surprizë të papritur. 34-vjeçari me një karrierë plot suksese ka qenë një shtyllë e klubit katalanas prej 15 vitesh, ku ka fituar gjithçka dhe ka shijuar trofetë më të rëndësishëm në karrierë.

Por tashmë, ai është gati për një hap të ri, ndoshta edhe larg kontinentit Europian. Mejor Ligë Soker duket se është destinacioni i parë për Buskets, me Inter Miami që gjendet në pole-position për të firmosur me spanjollin.

Nëse ai largohet, te Barcelona do të krijohej një vend bosh në mesin e fushës. Në të tilla kushte, Barcelona ka vendosur të hidhet në sulm për zëvendësuesin e tij.

Dy opsion të mundshme për të pasuar lojtarin janë Ruben Neves i Ëolves dhe Martin Zubimendi i Real Sociedad. Neves ka qenë në radarët e Barcelonës për një kohë të gjatë dhe ka pasur kontakte me mesfushorin portugez edhe gjatë kësaj merkato vere. Për Neves, Barcelona ka një avantazh pasi ai përfaqësohet nga agjenti, Horde Mendes, i cili ka një marrëdhënie shumë të mirë me presidentin e klubit, Huan Laporta.

Sa i përket Zubimendit, ai është bërë lojtar i rregullt në ekipin e parë të Real Sociedad prej vitit 2020-2021. Mesfushori i ri ka një klauzolë prej 60 milionë eurosh, edhe pse vlera e tij në treg vlerësohet rreth 40 milionë euro.

Por Barcelona nuk e ka detyrim që të blej zëvendësuesin e Buskets, pasi emra si Frenkie de Jong dhe Nico Gonzalez, aktualisht pjesë e tyre mund të marrin vendin e 34-vjeçarit. Do të ishte tepër interesante se cila do të jetë strategjia që do të zgjedh Barcelona për të zëvendësuar mesfushorin pulivalent dhe tepër produktiv.

Klan News

Të ngjashme





Huazuar nga