Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Peqin

1


Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në fshatin Karinë. Drejtuesi i njërit prej mjeteve ka ndërruar jetë ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

“Rreth orës 21:40, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Karinë, Peqin, mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Volkswagen “, dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip”Benz”, si dhe janë dëmtuar dhe dy pasagjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore”, njofton policia.

 

 


Top Channel





Huazuar nga