Zhvillohet “Shkodra Open U-16 Tennis Europe”

1


08:18 20/09/2022

Në Shkodër është zhvilluar për herë të parë kompeticioni ndërkombëtar “Shkodra Open U-16 Tennis Europe”. Në të kanë marrë pjesë 65 sportistë nga 12 vende të ndryshme të botës.

Është kryeministri Edi Rama, ai i cili jep lajmin. Kreu i qeverisë thotë se ky është kampionati i parë i këtyre përmasave për Shqipërinë.

“Dhe me kompleksin sportiv “Adriatic Tennis Park” në Shkodër, një prej qendrave më të mëdha të tenisit në rajon, ku u zhvillua për herë të parë kompeticioni ndërkombëtar “Shkodra Open U-16 Tennis Europe”, me 65 sportistë nga 12 vende të ndryshme të botës, i pari kampionat i këtyre përmasave për Shqipërinë, për të cilin organizatorët meritojnë një falenderim të posaçëm, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./tvklan.al





Huazuar nga