Varësi nga Leao. Milan ndryshon pa portugezin, shifrat nuk lënë vend për koment

1


Me Rafael Leao-n në formacion Milan është një skuadër ndryshe, pa të “djalli” humbet jashtëzakonisht shumë. Në tre sezonet e fundit, Leao ka munguar shumë pak, por varësia që kuqezinjtë kanë ndaj portugezit sa vjen e shtohet.

La Gazzetta dello Sport ka sjell disa shifra që vërtetojnë impaktin e Leaos në skemat e Piolit. Me të në formacion, Milan ka një mesatare prej 2,3 pikësh në ndeshje, pa Leao-n 1,4 pikë për ndeshje. Kur Leao është në fushë, Milan ka më shumë forcë goditëse.

Laeo

Është e qartë se portugezi është një element shumë i vyer në grupin e Milan për këtë arsye drejtuesit e klubit prej kohësh punojnë për rinovimin e tij. Chelsea dhe PSG vijojnë të besojnë se mund të sigurojnë shërbimet e portugezit, po shtyjnë lojtarin të mos rinovojë kontratën e tij që i skadon në 2024. Dëshira e lojtarit është të qëndrojë te Milan, por sigurisht është i vetëdijshëm se kuqezinjtë duhet t’i ofrojnë një pagë shumë më të mirë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb






Huazuar nga