Zyrat e Aleat në Vlorë pa sistem, nuk ofrohet asnjë shërbim për qytetarët

1


Zyrat e ALEAT në qytetin e Vlorës janë jashtë funksioni, pasi kanë probleme me sistemin

Dhjetëra qytetarë kanë mbetur pa shërbim dhe janë duke pritur në radhë për të aplikuar për pasaporta dhe karta identiteti.

Njoftimi zyrtar ishte që nuk do të punohej ditën e premte për të rritur cilësinë e sigurisë. Por kjo javë e re ka nisur me problematikën e bllokimit të sistemit dhe mungesës së shërbimit.

Ndërkohë mësohet se sistem nuk ka as në zyrat e gjendjes civile. Nderkohë mësohet se dhe në gjendjen civile sistemi nuk funksionin po ashtu dhe në qëndrat shëndetësore të qytetit të Vlorës.


Top Channel





Huazuar nga