Vjeshta shton vizitat te mjeku pediatër

1


14:02 19/09/2022

Specialistet: Dominojnë infeksionet e syve e temperatura e lartë

Me ardhjen e vjeshtës dhe nisjes se shkollave jane shtuar femijet qe paraqiten te specialistet me infeksione të syve.

“U bë gati 15 ditë, të paktën ditët e para të Shtatorit është konjunktivitet, janë infeksione të syrit. Është në rritje në fakt, e kemi hasur këtë edhe gjatë verës, po këtë periudhë shumë më tepër për shkak të rifillimit të kopshteve, çerdheve dhe shkollave. Priten 2-3 fëmijë në ditë që paraqiten tek ne me probleme të konjutiviteve”, është shprehur mjekja pediatre Sonila Brati.

Për shkak të ndryshimeve të temperaturave, te mjekët pediatër janë shtuar vizitat edhe sa i përket virozave të ndryshme sipas mjekes Sonila Brati, ku dominon temperatura e larte apo problemet në rrugët e frymëmarrjes.

“Mund të shkojnë përafërisht nga 25-30 vizita në ditë dhe vazhdojnë të dominojnë temperaturat shumë të larta tek fëmijët që shkojnë 39-40. Vazhdojnë të jenë dominuese infeksionet e rrugëve të sipërme respiratore. Diarre dhe të vjellat tek fëmijët shumë në fakt po i hasim këto ditë, mbase për shkak të ndërrimit të temperaturave”, është shprehur Brati.

Specialistet rekomandojnë që prindërit të jenë të kujdesshëm me veshjen e fëmijëve për shkak te luhatjes se temperaturave, si dhe t’i ushqejnë sa me shëndetshëm.

Klan News





Huazuar nga