(VIDEO) Lokalizohet zjarri përballë zyrave të Drejtorisë për të Ardhura Publike

1


Pasditen e sotme shpërtheu një zjarr në afërsi të Kombinatit të Duahnit përballë Drjetorisë së të Ardhurave Publike. Pas intervenimit, zjarri është vënë nën kontroll dhe është parandaluar përhapja e zjarrit. Komandanti i Brigadës kundër zjarrit në Shkup, Zvonko Tomeski, tha se janë djegur rreth 300 metra katrorë dhe nuk është raportuar për të lënduar.

Zvonko Tomeski, Komandant i Brigadës kundër zjarrit të Shkupit

“Është intervenuar me shpejtësi, dhe është parandaluar përhapja e zjarrit në objektin fqinj, pjesa tjetër është shuar me shpejtësi dhe me efikasitet, është intervenuar me gjashtë makina zjarrfikëse dhe 20 zjarrfikës. Për momentin nuk ka persona brenda, dhe nuk ka të lënduar. U dogjën rreth 300 metra katrorë, ndërlikues ishte fakti se në njërën anë të pallatit ndodhet një godinë në ndërtim e sipër, një gërmim që na vështirësoi ndërhyrjen, por pritoritet ka qenë ndalimi i përhapjes së zjarrit”

Edhe kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski, doli në terren  për të parë nga afër se çfarë ka ndodhur. Ai njoftoi se do të hetojë se kujt i është djegur toka dhe barakat.

Goran Gerasimovski, kryëetar i Komunës Qendër

“Sipas Informacioneve të deritanishme, shkaki i tre zjarreve është i njëjtë dhe janë banorët problematik që janë shkaktarë të vetë zjarrit. Më parë kishim informacione se brenda barakave kishte fëmijë, por më pas MPB informoi se nuk ka pasur asnjë njeri në ambintet e barakave”

Gerasimovski më tej sqaroi se që kur ai është kryetar i Komunës Qendër, ky është zjarri i tretë që ka rënë, dhe shkak i tre zjarreve janë banorët problematik të kësaj zone.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 





Huazuar nga