11.2 C
Debar
Sunday, September 25, 2022
BallinaLajmeLajme nga MaqedoniaUeb-faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nuk është në dispozicion më...

Ueb-faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nuk është në dispozicion më shumë se 10 ditë


Faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) prej ditësh nuk është në funksionon. Nëse provoni ta hapni, do të merrni një mesazh që faqja nuk është në dispozicion: “This site can’t be reached. Мon.gov.mk took too long to respond.”, raporton Portalb.mk.

Meta.mk në periudhën e kaluar, ka shkruar disa herë për rënien e ueb-faqes së MASH-it, e cila për herë të parë nuk ishte në dispozicion 18 gusht, e më pas në ditët në vijim “binte” disa herë dhe kthehej në  funksion.

Pas sulmit të hakerëve që ndodhi më pak se dy javë më parë, e prapa të cilit dyshohet kinse qëndron një ekip hakerësh grek, qasja në faqen e kësaj ministrie është pamundësuar. Nga MASH thonë se rasti është raportuar dhe se aktualisht po punohet në forcimin e sigurisë së ueb-faqes.

Nga kjo ministri, disa ditë më parë, kanë bërë të ditur se akomodimi në konviktet studentore për studentët e vitit të parë është në zhvillim e sipër dhe se aplikimi bëhet në mënyrë elektronike, përmes portalit “e-shërbime” (e-uslugi). Këtu, studentët e vitit të parë mund ta gjejnë Konkursin, i cili është në dispozicion nga sot, si dhe dokumentet e nevojshme që duhet të shkarkohen, plotësohen dhe ngarkohen në aplikacion. Lista përfundimtare e studentëve të pranuar do të publikohet më 30 shtator në tabelat e shpalljeve në konvikte dhe në faqen e MASH-it, e cila aktualisht nuk funksionon.





Huazuar nga

Te Fundit

  • Radio - Zëri i Dibrës
  • DibraNet.com
  • _blank
  • https://www.dibranet.com/wp-content/uploads/2022/09/zeri.jpg
  • ALL CATEGORIES
  • https://cast1.asurahosting.com:2199/proxy/adriatik/xiu