Spanja, kampione e Eurobasket – Tv Klan

4


14:21 19/09/2022

Triumfon në finale me Francën

Spanja u shpall kampione e Europës në basketboll për meshkuj, duke triumfuar ndaj Francës me rezultatin 88 – 76, edhe pse në fillim nuk konsiderohej si kandidatja kryesore për të arritur suksesin.

Heroi i finales së luajtur të dielën në Berlin ishte Juancho Hernangomez, shënues i 27 pikëve, duke merituar edhe vlerësimin si më i miri i ndeshjes. Spanja krijoi distancë pikësh me Francën që në çerekun e parë dhe e ruajti atë gjatë të gjithë kohës.

Përfaqësuesja spanjolle pësoi vetëm një humbje në këtë turne, në fazën e grupeve me Belgjikën. Ky është titulli i katërt kontinental për Spanjën që ka zotëruar në basketbollin Europian në vitet e fundit. Sergio Scariolo ishte sërish arkitekti i suksesit ashtu si në 2015.

Tv Klan





Huazuar nga